Categories Lajme

Shpendët në Shqipëri, gjendet vendgrumbullimi i parë i skifterit kthetraverdhë në veri të vendit

Gjatë muajve korrik-shtator, në Shqipëri, ndodh grumbullim në numër të madh i skifterit kthetraverdhë (Falco naumanni), pasi kjo periudhë korrespondon me atë të parashtegtimit për këtë lloj shpendi.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bën të ditur se “në vendin tonë është gjetur deri më tani një rrjet relativisht i dendur me fjetore të këtij lloji, duke mbajtur një numër individësh deri në 6000, sikurse është rasti i fjetores së Luginës së Drinos, e cila është më e madhja në vendin tonë”.

“Rrjeti i fjetorëve të gjetura deri më tani, ndodhet pothuajse krejtësisht nën pjesën qendrore të Shqipërisë, kësisoj, “Shpendët e Shqipërisë” gjatë këtij sezoni parashtegtimi ka ndërmarrë një nismë kërkimi për të gjetur vendgrumbullime të këtij lloji në Shqipërinë veriore dhe rezultatet e para pozitive më në fund u përftuan”, – thekson shoqata.

Sipas saj, është pikërisht Ultësira e Nënshkodrës vendi ku vullnetarët gjetën vendgrumbullimin e parë të këtij lloji në Shqipërinë veri-perëndimore.

“Vullnetarët tanë, pas kërkimit në zonë, arritën të lokalizojnë vendin në afri të aeroportit të Gjadrit, ku u numëruan 22 individë të këtij lloji, që qëndronin në telat përcjellës së energjisë elektrike. Vendi u vizitua për 2 ditë rresht, por për shkak të sipërfaqes së madhe fjetoria e llojit nuk u gjet, megjithëse duhet të jetë diku pranë zonës së vendgrumbullimit të pasdites së vonë”, – tha shoqata.

Shoqata apelon se nëse dikush ka dëshirën dhe vullnetin për të bërë kërkime të mëtejshme në zonë për gjetjen e fjetores, të kontaktojë, në mënyrë që të përcjellim informacionin e detajuar të gjetjeve tona për të udhëzuar kërkimet. Ndërkohë, shton ajo, nëse shihni grumbullime të këtij lloji në vijim, sinjalizoni.

Skifteri kthetraverdhë në muajt korrik-shtator kryen lëvizje të largëta në drejtime të ndryshme, madje kryesisht në veri të territoreve të folezimit, nëse gjenden zona me ushqim të bollshëm, që u lejojnë familjeve të reja të grumbullojnë rezervat e duhura për të ndërmarrë shtegtimin e largët drejt Afrikës.

Shqipëria ndonëse vend me sipërfaqe të vogël, përfaqëson vendin e parë dhe më të rëndësishëm në Europë për skifterin kthetraverdhë gjatë periudhës së parashtegtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME