Categories Lajme

Shpërndanin drogë afër shkollave, arrestohen dy vëllezërit binjakë. (EMRAT)

Krujë- Dy vëllezër binjakë janë vënë në pranga të policisë së Krujës, pasi shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Mësohet se ë pranga kanë rënë Elson e Ervin Lita. të cilëve në banesë iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë.

Policia vendore informon se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Twins” (Binjakët)si pasojë e të cilit janë vënë në pranga 2 vëllezërit binjakë.

Ata akuzohen se prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, mbanin armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për 2 vëllezër që ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Durrës dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Elson dhe Ervin Lita, 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë;

600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME