Categories Lajme

Shpërndante doza kanabisi në plazhin e Sarandës, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi është kapur duke shpërndarë doza kanabisi nëpër zonat bregdetare.

Sakaq, të riut i janë sekuestruar një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Parts 15”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar që shpërndante doza kanabisi, në zonat bregdetare.

Sekuestrohen një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në zonat urbane dhe ato bregdetare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, u arrestua në flagrancë shtetasi, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 28 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME