Categories Lajme

Shpërndarësi i picave merr 12 mijë dollarë bakshish, shpërthen në lot nga emocionet (video)

Shpërndarja e picave mund të jetë e lehtë për dikë më të ri, por mjaft e vështirë për një 89-vjeçar. Megjithatë Derlin Newey ka vazhduar ta bëjë këtë punë, falë të cilës, së fundi pati një dhuratë të papritur: një baksish prej plot 12 mijë dollarësh. Newey nuk po i besonte syve, thotë CNN, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah për t`i dhënë paratë. Shoferi i moshuar nuk i mbajti dot lotët. Ai shpërndan pizza për Papa John’s për rreth 30 orë në javë.

Newey e nisi këtë punë kur e pa se nuk ia dilte dot vetëm me pension. “Si mund të them ndonjëherë faleminderit? Nuk di se çfarë të them”, u shpreh i moshuari i përfshirë nga emocionet. Falë dashamirësisë së disa klientëve të tij besnikë, Newey është shndërruar së fundi dhe një yll në rritje të TikTok-ut. Familja Valdez tha se gjithmonë kërkonin atë për t`i sjellë picat dhe kishin nisur ta regjistronin dhe videot i hidhnin online.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME