Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, dy të moshuarit ngecin brenda banesës

Një shpërthim bombole ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë.

Mësohet se në banesën ku ka shpërthyer bombola kanë qenë dy të moshuar, të cilët kanë ngecur brenda.

Deri më tani shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur të nxjerrin një prej të moshuarve, Mustafa Kosovën nga banesa dhe e kanë dërguar në spital. Ndërkohë që po punohet për të nxjerrë dhe të moshuarën Alije Kosova.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME