Categories Lajme

Shpërthimi me tritol i lokalit në Radhimë, pronari tre muaj më parë dëshmoi në Gjykatën e Posaçme për gjyqin kundër Ardian Çapjas

Lokali i cili u shkatërrua me tritol në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Radhimë të Vlorës, është në pronësi të Sadrit Shabanit. Ky i fundit njihet si DJ (dixhej) dhe raportohet se nuk ka qenë i skeduar më parë nga Policia.

Shabani e kishte marrë me qira lokalin “Odeon 2” në zonën e Radhimës nga shtetasi Gjik Novruzi, për sezonin e verës. Mirëpo, shpërthimi i një lënde plasëse në orët e para të mëngjesit e ka shkatërruar pothuajse të gjithin, shkruan newsbomb.al.

Sadrit Shabani ka punuar si dixhej dhe në kompleksin “Univers” në pronësi të familjes Çapja në Elbasan. Ai është marrë në pyetje tre muaj më parë dhe ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për njohjet me Ardian Çapjan.

Ky i fundit akuzohet se ka urdhëruar persona të tjetër të vrisnin babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012. Shabani ka treguar në gjyq se kishte njohje me Çapjat, madje u kishte përcjell këtyre të fundit një letër që ja kishte dhënë kuanti i tij Florenc Çela.

Çela e kishte marrë një letër ngan shtetasi Ervis Bardhi, i akuzuar bashkë me Ardian Çapjan për vrasjen e dyfishtë në vitin 2012 dhe ja ka përcjell atë pronarëve të “Univers” në Elbvasa, ku kërkonte ndihmë, shkruan newsbomb.al.

Florenc Çela ja ka dhënë letrën kunatit të tij Sadrit Shabani, që punonte si DJ për t’ia përcjellë mesazhin Ardian Çapjas. Kur është marrë në pyetje në prokurori, Shabani fillimisht ka treguar se nuk ka pasur dijeni për këtë situatë dhe nuk njihte asnjë nga anëtarët e familjes Çapja.

Por kur është përballur me disa fotografi ku ai shfaqej brenda në biznesin e tyre duke performuar si DJ, ka pranuar në dëshminë e dytë, se ai kishte njohje dhe kishte përcjellë një zarf me kërkesë të kunatit të tij, Florenc Çela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME