Categories Lajme

Shpëtim Idrizi kryetari i PDIU-së për të prezantuar kandidatin për Qarkun Vlorë

Shpëtim Idrizi kryetari i PDIU-së  ka qënë  në Vlorë për të prezantuar kandidatin e PDIU-së për Qarkun Vlorë, Gëzim Ademaj dhe drejtuesin e PDIU-së Besmir Brahimi brenda koalicionit opozitar PD  .

Takim me Shtabin e Vlorës me Kandidatin e PDIU-së për Qarkun Vlorë, Gëzim Ademaj dhe drejtuesin e PDIU-së Besmir Brahimi. Ne jemi të gjithë #Nën një Flamur#  për t’u bërë pjesë e ndryshimit më 25 prill. Asnjë individ nuk mund ta bëjë ÇAMËRINË MAVI thot në fjalën e tij Idrizi!

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatët për deputetë edhe në qarqet Durrës dhe Fier.

Fillimisht Idrizi u ndal në Vlorë, i shoqëruar nga kreu i degës së PDIU, Besmir Brahimi, ndërsa prezantoi kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj.

Ne jemi të gjithë Nën Një Flamur për t’u bërë pjesë e ndryshimit më 25 prill. Asnjë individ nuk mund ta bëjë ÇAMËRINË MAVI”, u shpreh Idrizi.

Ai gjithashtu i ktheu përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me përfaqësimin e çamëve, duke shtuar se kreu i qeverisë braktisi dhe la në harresë komunitetin çam, ndërsa solli në vëmendje mungesën e investimeve në lagjet e Vlorës ku banojnë çamët.

Kjo situatë, tha Idrizi, do të ndryshojë pas 25 prillit, kur do të marrë fund edhe diskriminimi i komunitetit çam, por edhe qytetarëve të tjerë të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Kreu i PDIU duke folur për marrëveshjen e koalicionit me PD, theksoi se pika më e rëndësishme e këtij pakti është zgjidhja juridike e çështjes Çame.

Pika më e rëndësishme e marrëveshjes me Partinë Demokratike është pikërisht zgjidhja juridike e Çështjes Çame. Kjo çështje do t’i bëjë mirë politikës shqiptare, institucioneve të shtetit shqiptar, sepse pretendimet e Greqisë, nuk mbarojnë as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm”, deklaroi Idrizi.

Pas Vlorës, ndalesa e radhës e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi ishte Fieri, ku prezantoi kandidatin për deputet, Nustret Avdullai.

Kreu i PDIU dha gjithashtu garanci se pas 25 prillit mandatet e forcës politike që ai kryeson nuk do të bëhen “patericë” për të mbajtur Edi Ramën në pushtet.

Ai theksoi se pjesë e rëndësishme e programit elektoral të PDIU-së është edhe forcimi ekonomik përmes bashkimit ekonomik me Kosovën, një ekonomie që prodhon dhe mbrojtjes së produkteve shqiptare.

Ne jemi partia që aspiron për bashkim kombëtar, tashmë jo si retorikë, sepse ne mendojmë që Shqipëria ka nevojë që me Kosovën të ketë “commonëealth” ekonomik të shqiptarëve dhe jo atë lojën e Vuçiç me Ramën, por për të bërë Schengenin kuqezi, për të krijuar një treg prej 5 mln shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”. “Ne do heqim traun aty që i është vendosur shqiptarëve”, shtoi më tej Idrizi.

Takim me strukturat dhe mbështetës të PDIU, Shpëtim Idrizi zhvilloi edhe në Durrës ku prezantoi kandidatin Florian Tahiri.

Idrizi u shpreh i bindur se më 25 prill komuniteti çam dhe qytetarët e Durrësit do të mbështesin kandidatin e PDIU-së, Florian Tahiri.

Takim me strukturat dhe mbështetës të PDIU, Shpëtim Idrizi zhvilloi edhe në Durrës ku prezantoi kandidatin Florian Tahiri. “Sot nuk ka shqiptar që të mos ndihet i fyer kur kryeministri në ikje kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë dhe ta barazojë atë me termin Vorio-Epir, siç e kërkon pala greke. PDIU-ja është zëri i çështjes Çame, ndaj ka ardhur koha që shqiptarët e Çamërisë të marrin në dorë fatet e tyre, duke u bashkuar të gjithë rreth PDIU-së dhe kauzës që ajo përfaqëson. Më 25 prill Shqipëria voton për t’iu kthyer dinjitetin qytetarëve, për punësim dhe zhvillim ekonomik”, deklaroi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME