Categories Lajme

Shqipëria i vetmi vend në botë që nxjerr naftë dhe del me humbje!

Ari i zi, për të cilin lùftërat civile, ushtarake apo ekonomike nuk reshtin, është burimi më i madh i të ardhurave kudo ku nxirret, është industria më fitimprurëse në glob, është industria që ka krijuar megjistanë sipërmarrës në çdo vend të botës, është produkti që lëviz ekonominë botërore, bursat dhe shkëmbimin e valutës, çmimet në treg, thuajse gjithçka. Nafta është produkti më i shitur dhe më fitiprurës, edhe në prodhim, edhe në tregtim, në të gjithë botën.

POR JO NË SHQIPËRI! Si është e mundur vallë?! Të shposh dhe të nxjerrësh naftë dhe të dalësh me humbje? Indivinë me damarin e sipërmarrësit, shpojnë për ujë dhe mes ujit nxjerrin fitime, fitime të konsiderueshme. Marrin ujin dhe ja shesin popullit me shishe në litra. Të shposh dhe të nxjerrësh naftë, dhe të dalësh me humbje? A mund të ndodhë kjo? A ka logjikë ekonomike, financiare, tregtare, menaxheriale, sipërmarrëse kjo, humbja pra?

Përderisa kanë 30 vjet që dalin me humbje, përse shpojnë atëherë? Qeveria duhet të ndalë urgjent një industri që i shkakton plagë! Apo jo?!

Ja një pasqyrë sesi dhe sa kompani, përmbledhtazi, kanë kaluar nga burimet e naftës shqiptare, kanë dalë me “humbje”, kanë “falimentuar”, janë zhdukur tutje tëhu, askush nuk e di se ku, i kanë lënë edhe shtetit (tatimeve) miliona euro pa paguar, si barrë fiskale, domethënë popullit. E kemi paguar një herë naftën duke e blerë, tani do e paguajmë prapë mes rritjes së taksave, për të mbuluar defiçitin, raporton novamedia.al.

Bëma shqiptare! Shqiptari ama nuk ka nge të merret me këto, e shqetësojnë të tjera çështje madhore (tangat e “Sonjës”, çitjanet e personazhit televiziv, botoksi i ministres etj.).

Ka Interpol të paktën që të merret me gjetjen e këtyre që ikin dhe bëhen “Luis”(Luis – sprintieri fitues në Lojërat Olimpike 1896)? Sepse ka raste që për një gjobë parkimi 10 mijë lekë të vjetër të papaguar, polici i qarkullimit rrugor të kap dhe të merr patentën. Edhe populli e di që Qeveria e kap lepurin me qerre. (Kur zbret mesa duket nga automjetet që punojnë me naftë.)

Nomatologji kronologjike e disa kompanive që “u shkatërruan”financiarisht, “falimentuan” duke nxjerrë dhe shitur naftë dhe që u zhdukën nga toka e Arbërit, duke lënë edhe qindra punonjës të papaguar për muaj e muaj dhe miliarda deytrime. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) thotë se afro 50% e borxhit të papaguar në shtet buron nga sipërmarrjet VIP, nga këta që nxjerrin naftë dhe “falimentojnë” (të shkretët).

Debitori më i madh në shtet është rafineria e naftës A.R.M.O., me një detyrim 70 milionë euro. Debitori i treti më i madh në Shqipëri është “IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY – IRTC”, kompani që ka shfrytëzuar rafinerinë e naftës, me një detyrim 44 milionë euro, shkruan mast.al.

Në vendin e 11-të të debitorëve gjendet “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, me një detyrim 8.2 milionë euro. Pason kompania “Simmons Edeco Limited”, dega në Shqipëri, që është nënkontraktor i kompanisë “Bankers Petroleum”, me një detyrim 4.7 milionë euro.

Kompania “ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL”, që në QKB figuron akoma si të jetë pronare e “A.R.M.O.” ka një detyrim 6.8 milionë euro. Kompania “TPD-Trading Petrol & Drilling” e lidhur me rafinerinë, ka detyrim 5.5 milionë euro. Dhe që ta mbyllim listën e “nekrologëve” të naftës, kompania “Gulf” që u shfaq me pompozitete “hollyëood-iane” dhe iku me “pompozitetin” e një gangsteri, ka qënë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e A.R.M.O.-s.

Total detyrimesh vetëm nga këto pak kompani, sepse ka edhe të tjera shkon në vlerën 131 milionë euro (161 miliardë lekë të vjetër). 30 vite, qeveri pas qeverie, lejon vjedhjen, abuzimin, korrupsionin mbi një pasuri natyrore kombëtare, pasuri e shqiptarëve. Qeveria në bordet e këtyre kompanive ka përfaqësues të saj, anëtarë bordesh. Çfarë bëjnë këta anëtarët e Bordeve? Bëjnë një ASGJË, dhe jemi në rastin kur ‘asgjëja’ merr vlerë!

Pasuri natyrore, burim miliarda eurosh që avullojnë në kontot bankare dhe në parajsat fiskale, të atyre që një herë në katër vjet, vijnë dhe të lypin votën, të kërkojnë që të të qeverisin, të të menaxhojnë pasurinë dhe ti ua jep të drejtën dhe ata “ta menaxhojnë”. Pi ujë tani (në shishe edhe këtë), misrok, që mos vd esësh!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME