Categories Lajme

“Shqiponjat” aksion në Shkodër, kapin 45 vjeçarin (EMRI)

Një 45 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Shkodër. I arrestuari, shtetasi Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër ishte dënuar me 8 vite burg nga gjykata e Firences, dënim të cilin do ta vuajë në IEVP Reç, Malësi të Madhe.

Njoftimi i Plotë: DVP Shkodër , Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “T rafikimi i n arkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër: Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME