Categories Lajme

Shqiptarët pakësohen dita-ditës, bie sërish numri i lindjeve

Shtesa natyrore e popullsisë së vendit është në prag kë kthesës së fortë negative për shkak se numri i lindjeve po barazohet me numrin e vdekjeve duke sinjalizuar se për shumë pak kohë shtesa natyrore do të hyjë në territor negativ, ku vdekjet të tejkalojnë lindjet. Ky kufi e çon Shqipërinë në procesin e shpejtë të plakjes.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e parë 2019 numri i lindjeve tejkalon me 11 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2019 numri i lindjeve ishte 37 më i lartë se i vdekjeve.

Si pasojë e rënies së lindjeve në shtatë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative, ndërsa në pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë.
Vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 560 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 248 numrin e lindjeve. Në tremujorin e parë 2020 pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e parë 2020 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 560 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 248 numrin e lindjeve.

Në tremujorin e parë 2020 tre qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në nëntë qarqe ka pasur rënie. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.059 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 91 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Lezhës me 17,6 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit me 38,7 %. Në tremujorin e parë 2020 dhjetë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Korça ka pasur rritje, ndërsa Elbasani nuk ka pasur ndryshim. Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit me 134 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.499 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Dibrës me 21,0 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Korçës me 2,8 %./monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME