Categories Lajme

Shqiptarët regojnë, thyhet memoriali i Thimio Lolit në Finiq

Persona të panjohur, mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00, në fshatin Krane, Bashkia Finiq, kanë reaguar në lidhje me një turp që qëndron prej kohësh në këtë zonë.

Si reagim ndaj faktit se aty nderohet një vrasës i shqiptarëve disa persona kanë grisur flamurin grek dhe kanë thyer memorialin e Thimio Lolit.

Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”.

Por kush është Thimio Loli?

Një ndër komandantët e bandave që sulmuan jugun dhe juglindjen e Shqipërisë duke kryer masakra të frikshme mbi banorët e pambrojtur.

Ky personazh që sot ka një memorial në Shqipëri ka marrë pjesë edhe në masakrat ndaj popullsisë çame, duke qenë një ndër bashkëpunëtorët e Napoleon Zervës./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME