Categories Lajme

Shqiptarët shpenzuan për blerjen e pronave jashtë vendit 566 milionë euro në 2019

Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve që gjenerohen brenda vendit transferohen jashtë vendit duke blerë kryesisht banesa. Në seksionin e llogarive kombëtare për Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB), INSTAT raportoi se, në vitin 2019 shpenzimet e shqiptarëve që janë rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 69 miliardë lekë ose (566 mln euro). Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019 me një rritje vjetore mbi 44 për qind. Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakonte e tyre (shih grafikun bashkëngjitur).
Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katërfish, në 32 miliardë lekë.

Përgjatë periudhës 2008-2013 shpenzimet e Shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012. Blerjet e pronave jashtë vendit nisën serish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 në vitin 2019 shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 2 miliardë euro. Rekordin e mban viti 2019, ku vlera e treguesit arriti në 69.7 miliardë lekë, ose 431 milionë euro. Nga viti 1996 deri në vitin 2019 shpenzimet për prona jashtë vendit arritën në 497 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro.

Në mungesë të instrumenteve financiare, Shqiptarët gjithnjë e më shumë po i shohin pasuritë e paluajtshme sidomos banesat si një mjet investimi. Kjo tendence po shihet nga një vrull i madh i ndërtimeve brenda vendit. Ndërtimet e reja sidomos në Tiranë, janë luksozë dhe kanë si target blerës me të ardhura shumë të larta. Këto të ardhura që përdoren për blerjen e pronave shpesh nuk justifikohen nga burimet zyrtare. Sektori i ndërtimit ishte një nga tipologjitë kryesore për pastrimin e parave nga Organizatat e krimit të Organizuar për vitin 2020 raportoi Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME