Categories Lajme

“Shtëtit me Ferrarin me dy targa, policia as që guxon ta ndalojë djalin e trafi kantit shqiptar”

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë të mërkurë një denoncim të një qytetari, në lidhje me një emër të njohur në Shkodër.

Fjala është për Bardhok Planën, i arrestuar më parë për trafik droge dhe më në fund të vitit të kaluar për pastrim parash. Berisha e cilëson Planën si supertrafikantin e të gjithë veriut të Shqipërisë si dhe përcjell një denoncim të një qytetari që i ka sjellë ish- kryeministrit disa foto të makinës luksoze të djalit të Planës. Makina e tipit Ferrari dhe e pajisur me dy targa (në kundërshtim me ligjin) lëviz lirshëm në Shkodër dhe askush nga policia nuk guxon t’i afrohet, thekson denoncuesi.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Narkoshteti mbi shtetin! Shikoni si shetit ne Shkoder me makine me dy targa djali i famozit Bardhok Plana.

Lexoni qytetarin dixhital. sb

“te uroj shendet,jam nje qytetar nga shkodra e desha me tregu si funksiono policia e shkodres me ne krye niko brahimin ja si shetit djali i bardhok planaj neper shkoder me dy targa ne makine e se nal kush se kane frike nga Edi Rama,e kena telefonu sa here drejtorin e policine e shkodres per vet bardhokun I cili po zapto krejt shkodren per ndertime pa leje dhe pse eshte me arrest shpie tan diten bardhoku del neper qytet e asnje polic sguxo me e nal, ai akuzohet per pastrim paresh e te trego fotoja e makines si i pastro leket me makinat prodhim i funit normal se krejt prokuroret i ka te vetet ketu kjo eshte policia e drejtesia e narkoshtetit respekte i nderuar.”

ps: Miq, Bardhok Plana eshte supertrafikanti i te gjithe veriut. Ai eshte personi qe ne operacionin Viluni ndiqej nga policia e 5 shteteve dhe qe e shpetoi ish deputeti Mark Frroku, i cili e mori ne makinen e tij dhe pasi e bllokoi tek kthesa e Kamzez postblloku i policise ne makinen e Frrokut, me urdher te Edvin Mafise policet u detyruan qe ta lirojne. sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME