Categories Lajme

Shtohen kapacitetet mjekësore, BE dhuron 30 respiratorë të tjerë

Rritja e numrave të të prekurve me Covid-19 duket se ka detyruar autoritetet shëndetësore të bëjnë gati edhe spitalin Covid 4. Bashkimi Evropian ka dhuruar edhe 30 respirarorë të tjetër që shtojnë kapacitetet spitale për përballimin e muajve të dimrit. Ndaj ambasadori i BE-së në Tiranë dhe zv.ministrja e Shëndetësisë apeluan për zbatimin e masave anti-Covid.

Dimri pritet të jetë edhe më i vështirë sa i përket rasteve të të infektuarve më Covid në vendin tonë. Pas spitalit Covid 3 duket se po bëhen përgatitjet për strukturën e re spitalore.  Nga spitali Covid 4, ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, u bëri apel të gjitve të tregohen të kujdesshëm ndaj virusit SARS CoV-2, ndërsa deklaroi se me shtimin e rasteve të të prekurve me Covid, duhet të merren masa për shtimin e kapaciteteve.

Ndaj BE i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë edhe 30 respiratorë lëvizës.

Soreca: Sot kemi ardhur në spitalin Covid 4 për të dorëzuar edhe 30 respiratorë të tjerë lëvizës, duke dhuruar kështu gjithësej 80 respirator nga fillimi i pandemisë. Me shtimin e rasteve të të prekurve me Covid, janë shtuar edhe kapacitete në reanimacione dhe i gjithë stafi mjekësor është në një presion shumë të lartë. Muajt e dimrit do të jenë më të vështira ku parashikohet të ketë transmetueshmëri më të lartë të virusit.

Përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri dhe zvëndësminsitrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi lufta ndaj këtij virusi nuk është vetëm betejë spitalore por e çdo qytetari. Prej fillimit të pandemisë, BE i  ka dhuruar Shqipërisë  50 mln euro për përballimin e situatës, nga të cilat 4 mln për furnizimin me pajisje mjekësore dhe pjesa tjetër i janë kushtuar mbrojtjes sociale, duke ndihmuar kështu vendin tonë në përballimin e krizës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME