Categories Lajme

Shtyhet për herë të dytë gara për ‘Milot-Fier’, ja kushtet që ndryshojnë për operatorët

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për herë të dytë afatin për dorëzimin e ofertave të kompanive që kanë interes për të ndërtuar segmentin 115 kilometra të gjatë të autostradës Milot-Fier. Gara për rehabilitimin e aksit ekzistues nga Lushnja në Fier dhe ndërtimi i 53 kilometrave rrugë të re Milot-Lekaj u hap më 9 Korrik ndërsa ishte lënë si afat dhenia e ofertave brenda datës 28 Shtator, por ministria e ka shtyrë sërish për në datën 9 Nëntor.

Qeveria përllogarit që kompania e cila do të ndërtojë rrugën prej 53 kilometrash nga Miloti në Lekaj dhe do të rehabilitojë segmentin ekzistues prej 62 kilometra nga Lushnja në Fier duhet të investojë 1.18 miliardë Euro me fondet e veta të cilat më pas do ti kthehen përmes tarifës që do të vendosen për automjetet që do të kalojnë në këtë aks. Buxheti i shtetit i garanton kompanisë vetëm 10% të vlerës së investimit jo më shumë se 121 milionë Euro në 16 vitet e para.

Në dokumentat e publikuara që argumentohet edhe shtyrja e afatit janë bërë edhe disa ndryshime për specifikimet teknike lidhur me operatorët. Këto specifikime lidhen me gjatësine e urave, vëllimi i punimeve me beton apo dhe punimet me shtres asfalti.Paralelisht me ndërtimin e aksit të ri i cili do të jetë i kategorisë së një rruge me shpejtësi të lartë do të ndërtohen edhe rrugë dytësore për automjetet që do të zgjedhin të udhëtojnë pa pagesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME