Categories Lajme

Shtyhet seanca për dosjen ‘Habilaj’, nuk formohet trupa gjy.kuese

Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën për grupin kriminal ‘Habilaj’. Seanca ishte parashikuar që të mbahej ditën e sotme por është shtyrë për shkak se nuk është formuar trupa gjykuese e kësaj seance.

Grupi Habilaj  është prej disa vitesh nën hetim dhe mbi personat e përfshirë rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’.

Për këtë dosje Krimet e Rënda kanë marrë të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Në këtë dosje u përfshi edhe emri i ish minitrit të brendshëm Saimir Tahiri. Por për Tahirin, pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME