U shua dhe Dhori Gjiknuri! Njeriu i mirë dhe i dashur me të gjithë! Një nga projektuesit dhe inxhinierët e zotë të Vlorës! Nga të parët ndërtues i vërtetë në qytetin e pas viteve 90-të! Në fëmijërinë time, atje në lagjen e vjetër “Karabash”, “xhaxhi Dhori”, ishte shembulli që doja t’i ngjaja kur të rritesha.
Unë jam rritur me këshillat e tij, me ndihmesën e tij për të hedhur vijat e para në lëndët e vizatimit teknik , me urtësinë e mendimit të tij.
Marrëdhënie që e mbajtëm edhe kur unë u rrita dhe shkoja tashmë si gazetar në veprën e tij ndërtuese më të madhe për kohën, godinën e shkollës “Jani Minga” në “Çole”.
Dhori është nga ata njerëz që nuk mjafton të kesh zemrën e madhe sepse për shëndetin ajo është fatale për jetën.
Por, unë dhe ata që e njohën, do të mbajmë mend zemrën e madhe të tij në jetën e përditshme, në marrëdhënie me njerëzit. Lamtumirë i miri Dhori shkruan në faqen e tij FB gazetari Ergys Alushi !

