Categories Lajme

“Shumë lajm i mirë”, Epidemiologu zbulon kur përfundon izolimi për personat me covid

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e COVID-19 në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, epidemiologu ka dhënë detaje se kur rastet asimptomatike, rastet e lehta/të moderuara apo rastet e rënda dalin nga izolimi, ndërsa shprehet se infeksioziteti i virusit është më i shkurtër se sa mendohej fillimisht. Alimehmeti shkruan se sipas studimit mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative.

Gjithashtu Alimehmeti teksa sjell detaje të reja shton se tashmë në këtë fazë mund të kursehen më shumë testime, të cilat sipas tij mund të përdoren për zbulimin e rasteve të reja. “Shume lajm i mire miqte e mi! ECDC (European Center for Diseases Control), autoriteti me i larte Europian sapo publikoi “Udhezuesin per Perfundimin e Izolimit te Personave me COVID-19”. Siç edhe ka informuar OBSH-ja qe ne fund te majit dhe publikuar qe me 17 qershor, edhe ECDC udhezon se izolimi perfundon ne keto skenare: Rast asimptomatik:

Mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative.
Rastet e lehta/te moderuara dalin nga izolimi kur ka: -Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera, Dhe nje nga kriteret me poshte: -kane kaluar 10 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Rastet e renda dalin nga izolimi kur ka: -Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera, Dhe nje nga kriteret me poshte: -kane kaluar minimumi 14 dite deri ne 20 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh. Pra: kuptohet qarte qe infeksioziteti i rasteve me COVID-19 eshte me i shkurter se sa mendohej fillimisht, dhe mund te kursehen shume teste qe mund te perdoren per zbulimin e rasteve te reja. Kujdes: Eshte udhezues, qe do te thote se çdo shtet vendos vete nese do ta ndjeke apo jo, por shkenca informon qe keto jane kriteret e bazuara ne evidence”, shkruan Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME