Categories Lajme

Si do të jetë moti për muajin dhjetor, ja kur priten reshje intensive bore

Meteorologu Akil Osmani është shprehur se në ditët në vijim të javës së ardhshme do të kemi reshje shiu dhe dëbore, që pritet të kulmojnë në datat 9 dhe 10 dhjetor. Ai tha se temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.

“Fundjava më problematike kanë qenë parametrat e erës, e cila ka qenë shumë e fortë në det të hapur, duke bërë që edhe dallgëzimi të jetë mbi 6 ballë. Kushtet e motit janë nën ndikimin e vranësirave, duke bërë që të ketë reshje shiu të pakta në ultësirën perëndimore gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së diel.

Temperaturat e ajrit sot kanë qenë shumë të larta, që janë ngjitur edhe në vlerat 21-22 gradë. Ka qenë një erë jugore që ka bërë që të kemi një rritje të temperaturave dhe ato t’i ndiejmë akoma më të larta. Pasditja do të sjellë një rënie të temperaturave, që do të ndihen edhe gjatë javës së ardhshme.

Kjo javë që vjen parashikohet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Datat 9 dhe 10 dhjetor pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet të lartë. Temperaturat priten të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor. Edhe në ultësirën perëndimore pritet të kemi temperatura të larta, nga 8-18 gradë”, është shprehur Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME