Categories Lajme

Si e zbuluan që Elona Kaleshi nuk ishte shtatzënë me djalin e tyre. Rrëfehet Taulanti: Nëna ime mbante me vete 40 mijë euro kudo ku shkonte

Tualant Pasho, djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos të cilët u vranë dhe u masakruan në vitin 2015, teksa ishin futur në valixhe dhe u gjetën dhjetor të vitit 2020, është rrëfyer para gjykatës duke thënë se njëra nga valixhet ku u gjetën trupat është e ngjashme me ato që ai ka përdorur më parë. “Po, është një valixhe shumë e ngjashme me atë që kam përdorur”.paaashho

Taulant Pasho shikon fotot dhe konfirmon: se një nga gjashtë valixhet në të cilat u gjetën trupat masakruar të prindërve të tij, Shpëtim dhe Teuta Pasho në dhjetor të vitit 2020, ishte ndoshta e tij, transmeton La Repubblica.

Ai ka folur edhe për ish- të dashurën e tij Elonën, se para se ajo të largohej e ëma e tij i kishte kërkuar një valixhe.

“Elona më tha që para se të largohej nëna ime i kishte kërkuar një valixhe – shpjegon Taulanti, i ulur në karrigen e dëshmitarëve në sallën e gjyqit në Firence, “ajo tha se i kishte dhënë valixhen time”

Djali i bashkëshortëve Pasho i rikthehet ngjarjes makabre kur u zhdukën në vitin 2015 prindërit e tij dhe u gjetën 5 vite më vonë, të copëtuar në valixhet e hedhura përgjatë argjinaturës Fi-Pi-Li, përballë burgut Solliçiano. Ai nuk e përmend kurrë emrin e ish-të dashurës së tij, Elona Kaleshi, e vetmja e pandehur në gjyqin për vrasjen mizore të vjehërrve të saj. “E kam të vështirë të them emrin e saj, mendova se kisha një marrëdhënie të mirë me të”.

Ajo e dëgjon atë nga pas hekurave: bën gjestikulacione, përshëndet, herë pas here mban shënime në një fletë letre.

Për këtë janë të bindur karabinierët e komandës provinciale dhe prokurorja Ornella Galeotti: Ka qenë 37-vjeçarja shqiptare, që në bashkëpunim me persona të panjohur, ajo që vrau çiftin e ardhur nga Vlora në Itali në tetor të vitit 2015.

Nuk kishte asnjë lajm prej tyre deri kur u zbulua krimi makabër nën autostradë. Taulanti u kthehet atyre ditëve nëntori të shtatë viteve më parë.

“Para vitit 2021 nuk kam qenë kurrë në dijeni për shtatzëninë e Elonës dhe as për abortin e saj”. Sipas Taulantit, fëmija nuk mund të ishte i tij.

Sipas ndërtimit të ngjarjes nga hetuesit, kjo ishte edhe një nga shkaqet e vrasjes: Bashkëshortët Pasho do të kishin zbuluar se Elona kishte mbetur shtatzënë dhe se fëmijën nuk e kishin me Taulantin. Ndërsa motivi tjetër mendohet të kenë qenë paratë prej 40 mijë eurosh.

“40 mijë eurot cash, mamaja ime i mbante gjithmonë në çantë, kudo që shkonte”, shpjegon Taulanti, aktualisht i arrestuar për trafik droge. Ato ishin paratë e dëmshpërblimit të një aksidenti që i kishte ndodhur babait të tij. Dhe më pas 70 mijë euro të tjera, që ishin të ardhurat nga biznesi i tij i trafikut të drogës.

“I dhashë 50 mijë euro mamasë sime që i futi në bankë, e dija që nuk do t’i prekte kurrë. 20 të tjerat ia besova babait të Elonës. Ajo më tha se ia kishin rrëmbyer karabinierët, por kur dola nga burgu më ktheu paratë”.

Kur flet për prindërit papritur Taulanti preket. “Kam pasur gjithmonë marrëdhënie me ta, nuk them mirë, por më shumë se kaq. Ata vinin gjithmonë për të më pritur, dhe herët e tjera kur dola nga burgu. Atë mëngjes të 2 nëntorit më dukej e çuditshme që nuk po i shihja të vinin. Elona më tha se një ditë më parë kishin debatuar dhe kishin vendosur të ktheheshin në Shqipëri. I kërkova kudo, tek të afërmit në Francë, Gjermani dhe Greqi, por asgjë”.

Së fundmi, ai nuk e mohon ta ketë rrahur disa herë ish-të dashurën e tij.

“Është e vërtetë, kam vendosur dorë: ajo gjithmonë më ka thënë gënjeshtra edhe për gjënë më të vogël”, shprehet ai. Për prokurorinë Elona është shfaqur e frikësuar pasi i druhej reagimit të Taulantit, në rast se ai do të zbulonte tradhtinë dhe shtatzëninë e mbajtur sekret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME