Categories Lajme

Si merrte 2 mijë Euro për punësim mashtruesja nga Vlora, dëshmia e të resë: Dua paratë e mia, i mora borxh

Në datën 17 Maj emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares Joana Bocaj, e cila premtonte vende pune në këmbim të parave. Por rastet e mashtrimit nga ana e saj nuk kanë fund.

Një vajzë tregoi se në muajin Mars iu premtua një vend pune dhe Joana Bocaj i tha se kishte fituar intervistën, pa bërë kurrë një të tillë. Sigurisht, që ky premtim rezultoi mashtrim.

Më ka premtuar një vend pune tek “Memoriali” për recepsioniste në fillim të muajit Mars. E kam takuar i kam dorëzuar 2 milionë Lekë.

Ditën që u transmetua në emision kam folur me Joanën. I kam thënë që kam parë çdo gjë. I kam thënë që më jep lekët. Më tha që nuk jam unë ajo, mos u beso çdo gjëje që del në televizion. Më tha që të nesërmen do flasim në telefon, por del i fikur. Të më kthehen paratë… paratë e mia, që nuk janë as të miat, i kam marrë borxh”, u shpreh denoncuesja.

Një qytetar tjetër tregoi se i ka paguar Joanës 2 mijë Euro për pozicionin e punës ekonomist në Spitalin Memorial të Fierit.

“Pretendimi i saj ishte që unë për 20 ditë të sjell vendimin. Kam telefonuar vazhdimisht, hë sot hë nesër”, tha denoncuesi.

Meqenëse të gjitha vendet e punës ishin pranë Spitalit Memorial, “Stop” u interesua atje për vendet vakante nga Korriku i vitit 2021 deri më sot. Nga ana tjetër mësuam, se në Dhjetor 2021 është bërë një denoncim pranë komisariatit të Vlorës për Bocajn./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME