Categories Lajme

Si nisi kônflikti i çifti? Flet shoku i Klinton Pirës: Në telefonin e 31-vjeçares erdhi një mesazh

Kr imi i dyfishtë tro nditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës, ku 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira vr au të dashurën e tij me shtetësi ganeze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, e njohur si Mili. I riu ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Një shok i tij, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka zbuluar shkakun e konf liktit që degradoi në vr asjen e shtetases ganeze dhe më pas vetëv rasjen e të riut. Ai thotë se ishte një mesazh që ka ardhur në telefonin e vajzës nga ish-i dashuri i saj, që ka iniciuar konf liktin, duke shtuar se ai njihej si ‘djali i mirë i Don Boskos’, sepse nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja agr esiviteti apo dh une.

“Para se të shkonin në hotel kanë ndaluar në një market dhe kanë blerë një th ikë për të prerë ushqimet, që më pas është bërë edhe ar ma e kr imit. Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme.

Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi.

Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agr esiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’. Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim.

Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dh unë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, tha shoku i tij.

I tro nditur nga ngjarja e rëndë, shoku i tij rrëfen momentin kur ka marrë vesh vr asjen e shokut të tij.

“U shokova dhe nga mënyra si u lajmërova se ishte një mik i imi që më merr në telefon dhe më pyet nëse e njeh këtë person, por në dijeninë time ai ishte ende në Londër. Ai më tha direkt që ka ndërruar jetë. Për mua ishte shumë e rëndë”, tha i riu. / TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME