Categories Lajme

Silva Bino, Shefja e ISHP-së flet për efektet anësore të vaksinave

Silva Bino, Shefja e ISHP-së në një lidhje direkte për emisionin “Breaking” në Top News, ka folur për procesin e vaksinimit, stepjen që qytetarët kanë për vaksinat kineze.

“Mendoj që rezultatet deri tani kanë treguar se vaksinat kanë rezultuar të sigurta, kemi të dhëna nga studimi turk në lidhje me ketë vaksinë. Nuk është e detyrueshme që çdo vaksinë të certifikohet nga EMA, dhe vendet evropiane mund të përdorin vaksina, të pacertifikuara nga EMA, por këto janë vaksina që janë provuar në miliona njerëz, Turqi, Emirate, Brazil, Indonezi, me miliona njerëz të vaksinuar”, tha Bino.

Ndërsa sa i përket ngurimit që qytetarët patën në përdorimin e Astrazeneca për efekte anësore Bino tha se: Ne efekte anësore kemi pasur, por të lehta temperaturë, dhimbje muskulare, ndjenjë dobësi, këto. Vetëm dy raste si gjendje të fikti po që lidheshin më shumë Pfizer, të tjera jo. Se ne analizojmë çdo ngjarje pas vaksinimit që jo domosdoshmërisht ka lidhje me vaksinën.

Bino tha se simptomat janë normale pas vaksinës dhe janë të lehta që përshkruhen dhe në fletën e vaksinës, se ne kemi dhe një fletë shoqëruese shpjeguese, kur bën vaksinën, ka një faqe në internet , numër telefoni.

Bino tha se nga të dhënat deri të djelën, janë vaksinuar 8.2 përqind e popullatës target me dozën e parë.

Në fund ajo pati dhe një koment të shkurtër për refuzimin e Kosovës për marrjen e dozave të vaksinës kineze.

Bino: Jo ne nuk bëjmë diferencim vaksine, jemi në emergjencë, pra që duam të fitojmë mbi kohën, dhe kjo është arsyeja që çdo vaksinë që na ofrohet dhe i kaluar proceset nuk duhet të refuzohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME