Categories Lajme

Situata e Covid-19 në qytete, rriten rastet e infektimit në Korçë

Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë në raportimin e rasteve ditore me koronavirus njoftoi se në vend u regjistruan 761 të infektuar. Prej tyre, 28 raste u konfirmuan në Durrës. Abc raporton se aktualisht në Spitalin Rajonal të Durrësit janë të shtruar 61 pacientë, pesë prej tyre në reanimacion por jo të intubuar.

Në këtë spital, po shtrohen vetëm rastet që kanë nevojë për oksigjen, ndërsa personat me forma më të lehta të sëmundjes dërgohen në shtëpi për t’u karantinuar. Gjendja e të shtruarve në spital është e stabilizuar. Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit në pallatin e sportit “Ramazan Jella” ndërsa deri më tani janë bërë 600 vaksina. Kurse në qytetin e Korçës ka rritje të të infektuarve dhe se po shtohen vatrat familjare.

Në sanatoriumin e qytetit ndodhen 25 pacientë të shtruar, ndërsa ata që kanë nevojë për shërbim më të specializuar dërgohen drejt Tiranës. Sa i përket vaksinimit, është drejt përfundimit faza e parë e këtij procesi, pra vaksinimi i stafeve mjekësore. Ndërsa në qarkun e Shkodrës vaksinimi ka vijuar i pandërprerë ndërsa stafet mjekësore po marrin dozat e dyta. Në spital, në pavijonin e Infektivit aktualisht janë të shtruar 25 pacientë, 11 prej tyre në reanimacion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME