Categories Lajme

Situata gripale dhe temperaturat e larta te pacientët/ Mjekët: Në Shqipëri po qarkullojnë dy lloje virusesh

Rritet numri i rasteve, të personave të prekur nga virusi i gripit në vendin tonë. Sipas raportimeve që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik në javën e parë të janarit, kanë rezultuar 433 raste me grip, rastet e të cilëve janë konfirmuar në laboratorin e ISHP-së. Specialistë të ISHP thonë se tanimë janë duke qarkulluar të dy tipet e viruseve të gripit, A dhe B, si dhe nëntipet AH1N1 dhe Ah3N2.

Por, predominon AH3N2. Nuk kanë munguar edhe rastet e rënda të cilat janë shtruar në spital. Fëmijët e vegjël janë dhe më të prekurit nga virusi i gripit të cilët manifestojnë dhe simptoma më të rënda. Këtë vit ka pasur një ndërgjegjësim të shtuar të popullatës për tu vaksinuar ndaj gripit. Por gjithsesi krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si përsa i përket numrit të prekurve dhe rasteve të rënda ka më pak. Ndonëse një vit më parë në këtë periudhë, Shqipëria kishte epidemi të gripit këtë vit me raportimin e rasteve, mjekët thonë se ende nuk janë në prag epidemie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME