Categories Lajme

Situata në veri të Kosovës/ Shpërthime gjatë natës, DASH: Shmangni përshkallëzimin e tensioneve!

Shpërthime të tjera janë dëgjuar gjatë natës në Kosovë. Shpërthimi ka ndodhur pas orës 23:00 të mbrëmjes në Mitrovicë, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar në lagjen Tri Rrokaqiejt. Policia nuk ka dhënë detaje për shpërthimin, nëse ka ose jo persona të lënduar.

Për këtë situatë të tensionuar ka reaguar edhe DASH, ku në një reagim për Zërin e Amerikës, një zëdhënës i DASH ka dënuar sulmet.  DASH i ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që të ulen në dialog dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”, tha zëdhënësi për VOA.

Për shkak të incidenteve në veri, një polici i Kosovës ka mbetur i plagosu, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi i policisë për të shtuar praninë e saj në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve. Por nga ana tjetër, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME