Categories Lajme

S’ju ndalua policisë në Fier, 32 vjeçarin e kapin në Rrugën e Elbasanit në Tiranë

Një 32 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e të shtunës, 13 gusht 2022,  në kryqëzimin e rrugës “Mustafa Matohiti” me Rrugën e Elbasanit pas informacionit se me makinën e tij Benz nuk kishte ndaluar në pikat e kontrollit

Gjatë verifikimit të dokumenteve, ka rezultuar se mjeti që drejtonte shtetasi P. S. ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi nuk i ka ndaluar shërbimeve të Policisë, në pikat e kontollit.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, shtetasi P. S. ka rezultuar se drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe shoqërimin në komisariat, ka kundështuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar t’i korruptojë, duke iu ofruar një shumë parash, informoi policia e Tiranës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. S., për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME