Categories Lajme

S’ka më orare për lëvizjen/ Sot hapen të gjithë kufijtë tokësorë, çerdhet, kopshtet dhe plazhet

Sot hyjnë në fuqi të gjithë masat lehtësusese për COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga sot nuk do të ketë më asnjë kufizim në lëvizje. Kështu nuk do të ketë më zona të gjelbërta apo të kuqe. Ndërkohë, sot hapen çerdhet, kopshtet për fëmijë, parqet dhe këndet e lojrave. Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Një tjetër lajm i mirë është se sot hapen plazhet për strukturat akomoduese, ndërsa nga 6 qershori hapen plazhet për të gjithë qytetarët. Sakaq, është hapur kampioni i futbollit, por pa spektatorë. Sa i përket dasmave, ato do të lejohen të zhvillohen, por me një numër të vogël pjesëmarrësish. E njëjta masë është edhe për funeralet. Por ende nuk ka një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qeshorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME