Categories Lajme

Skandal në klinikën estetike “KEIT” në Tiranë/ “Djali ngrihet natën dhe më thotë bën zhurmë e s’fle dot”, 27-vjeçarja shkon për të rregulluar hundën, i bllokojnë frymëmarrjen

Denoncimi i mëposhtëm është i pari i këtij lloji në emisionin më të ri mediatik “Arbitrazh”. Protagonistja e tij është një 27-vjeçare shqiptare, Ermira Çela me banim në Belgjikë e cila ka zgjedhur klinikën estetike “KEIT” në Tiranë për të korrigjuar një defekt në hundë. Ndërhyrje që në vend t’ia arrinte qëllimit i ka krijuar probleme, për më tepër me bllokimin e rrugës së frymëmarrjes, përveçse nuk i ka sjellë asnjë rezultat pozitiv në estetizmin e hundës, ajo sot është e detyruar të braktisë shtratin martesor dhe të mos ketë pranë as partnerin e as fëmijën e saj.

Duket si sajim por nuk është aspak i tillë. Ka ndodhur në klinikën e ndërhyrjeve estetike “KEIT” në kryeqytet, ku pacientja Ermira Çela ka shkuar për të korrigjuar një defekt estetik të hundës pasi mjekët e kësaj klinike e kanë garantuar për suksesin e operacionit. 27-vjeçarja shqiptare me banim në Belgjikë ka preferuar ardhjen në Tiranë pasi mjeku operator ka qenë italian, kurse pamja moderne e klinikës e ka bindur atë ta kryej ndërhyrjen në Shqipëri. Deri në këtë pikë gjithçka ka shkuar mirë, kurse skandali nis në fazën pas-operacionit, kur Ermira ka konstatuar se ndërhyrja nuk ia ka arritur qëllimit, kurse ka ndierë dhe bllokim të frymëmarrjes në hundë.

“Unë jam operuar më datën 6 maj 2022. Që nga momenti i parë pas operacionit, në anën e djathtë në rimin e djathtë, unë nuk kam mundur të marr frymë. E kam shtruar problemin menjëherë te klinika, por ata nuk e kanë marrë seriozisht. Më kanë thënë se gjendja është normale dhe rezultati do shihet më vonë. Por, natën, kur jam e pavetëdijshme, ajo krijon një zhurmë shumë të madhe, si fishkëllim bilbili. Përveç kësaj ka edhe diçka tjetër, devijimi i hundës, hunda anon në anën e majtë, është komplet e devijuar,” tregon fatin e ecurisë pas-operacionit Ermira e revoltuar nga qëndrimi aspak preokupuar i stafit të klinikës “KEIT”, që realizoi operacionin.

Ermira tregon se pas operacionit, kirurgu italian nuk e ka kontaktuar aspak. Ai është larguar nga klinika duke mos i krijuar mundësinë të njihej me ecurinë e operacionit dhe fatin e ditëve të ardhme.

“Doja ta pyesja doktorin a kam pasur ndërlikime gjatë operacionit, por kjo mundësi nuk m’u dha. Doja t’i rikujtoja doktorit që para se ai të më operonte kisha një problem shumë të vogël para atij që kam tani. Nuk kisha probleme me frymëmarrjen. Kisha probleme estetike veç me pjesën jashtme të hundës. Tani vijoj të kem probleme me të dyja këto, nuk kam arritur në mënyrë të mirë as njërën e as tjetrën. Kam problem me frymëmarrjen, kam problem me të jashtmen e hundës. Kam kërkuar takim me doktorin që  ditët e para të operimit, insistoja me klinikën, por është për të ardhur keq për neglizhencën e tyre. Gjëja më e vështirë që kam jetuar gjatë këtyre muajve është kur djali im ngrihet natën dhe më thotë mami a mundet që ti të bësh më pak zhurmë, se ti merr frymë shumë keq, bën zhurmë e unë nuk fle dot. Unë nuk mundem të vazhdoj më kështu”.

Tregimi i pacientes merr nota të dhimbshme kur thotë se raporti mospërfillës i klinikës vjen ndërkohë që midis tyre ka një kontratë me shkrim që nuk është zbatuar prej klinikës. U desh të kalonin katër muaj që klinika të zgjohej nga gjumi dhe t’i kërkonte falje për të gjitha problemet që i kishte shkaktuar. Ndërkohë që pronari i saj Skerdi Faria e ftoi të rikthehej për të kryer një tjetër operacion korrigjues, me shpenzimet që do t’ia hiqte ai. Ofertë e vonuar “humane” që s’dihet sa do t’ia heq dhembjet e shpirtit pacientes Çela e cila pagoi për të korrigjuar hundën dhe doli me bllokim të frymëmarrjes.

Ndërsa Çela ka kontaktuar edhe me drejtorin e klinikës “KEIT” Skerdi Faria, i cili pranon që operacioni i parë i Ermirës nuk shkuar si duhet, duke i shkaktuar probleme në rrugën e frymëmarrjes. Për këtë Faria shprehet se ka marrë masa për largimin nga  puna të punonjësve të cilët kanë neglizhuar rastin. Drejtuesi i klikës “KEIT” i ka kërkuar pacientes të heq dorë nga avokatët pasi nuk mund të fitonte asgjë. Ndërsa i ka kërkuar Çelës  t’i paguaj rrugën dhe ndërhyrjen e dytë kirurgjikale, mjafto n që ai të vinte nga Belgjika e të kryhej sërish ndërhyrja kirurgjikale në klinikën “KEIT”.

Ermira Çela i ka treguar Farisë se ka probleme të frymëmarrjes pas ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë në klinikën “KEIT”.

Ndërkohë që Skerdi Faria  është shprehur se “ ke të drejtë, të kërkoj ndjesë. Do ta rregullojmë këtë problem e të marrësh frymë lirshëm. Dëmi më i madh është te ti, nuk mundet të qëndrosh kështu. Operacioni është jashtëzakonisht serioz, nuk është ndërhyrje kirurgjikale dhe do ndjekësh të gjithë këshillat e mjekëve. Lëri avokatët, avokatët lekë duan e para punës, e dyta nuk zgjidh gjë”.

Ndërkohë që përgjegjësia për ndërhyrjen kirurgjikale jo efikase Faria shprehet se “ Më vjen keq që ke kaluar gjithë këto probleme. Më vjen keq e të kërkoj ndjesë për stafin tim. Për fat të keq është edhe përgjegjësia ime në radhë të parë, i kam zgjedhur  njerëzit jo të duhur për të bërë atë punë delikate ndaj dhe ndodhi problemi me ty, siç ka ndodhur edhe me pacientët e tjerë”.faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME