Categories Lajme

SKANDAL/ Zvërneci furnizohet me ujë vetëm një orë në pesë ditë

Zvërneci është pjesë e projektit të “100 fshatrave” turistikë, por investimet e premtuara ende nuk janë vënë në zbatim. Problemet e banorëve nisin në pikën ku ndahet rruga që të çon drejt Manastirit me atë që të çon brenda në fshat. Deri aty vjen asfalti. “Deri tek kryqëzimi që ikën për tek Manastiri është problem. Këtu thanë që do të bëhet fshati turistik, do të shtrohet rruga, do të vijë ujësjellësi, e shumë e shumë premtime të tjera, që siç i shikoni këtu nuk janë vënë në zbatim”. “Bashkia kishte mundësi, bëri rrugën e Manastirit për interesat e veta. Tani, rruga që kryqëzimi e deri këtu nuk po vë dorë njeri brenda fshatit nuk interesohet njeri”, deklaruan banorët. Por uji i pijshëm është problematika më jetësore me të cilën përballen banorët.

Thonë se furnizohen një herë në disa ditë dhe uji që u shkon nuk pihet. “Uji këtu vjen një herë në katër-pesë ditë dhe ka raste që vonohet dhe më shumë. Uji nuk mund të përdoret, për të pirë e as për të gatuar. Edhe për të larë është problem”, tregon banorja. Banorët thonë se ujin e paguajnë edhe pse nevojat jetësore i plotësojnë me puset që kanë hapur në mënyrë private dhe me të blerë. Ato thonë se u është premtuar shumë, sidomos në kohë fushate, por thuajse asgjë nuk është bërë.

Problematikat pa zgjidhje në 3 dekada kanë nxitur braktisjen. Kjo ka bërë që 95 % e banorëve në këtë fshat janë moshë e tretë. Të rinjtë që kanë emigruar drejt shteteve të tjera, rikthehen vetëm në verë. Për shkak të mungesës së fëmijëve, shkolla është mbyllur. “Ja e shikoni shkollën, kishte 8 klasë dhe shikojeni se si është katandisur. Shteti nuk ka vënë dorë në fshatin e Zvërnecit”, shprehet banorja për Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME