Categories Lajme

Skandal! Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit e përfshirë në trafik arabësh

Emisioni Top Story ka realizuar një investigim në lidhje me trafikun e arabëve në Shqipëri. Ata kanë zbuluar se kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj trafiku të paligjshëm dhe si janë të lidhur ata me zyrtarët e lartë shtetëror. Teksa emisioni bënte kërkime dhe merrte në pyetje denoncuesit arabë, në dritë kanë dalë emra zyrtarësh të lartë. “Amir, Mustafa, Rami, Samiu”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant. Top Story pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami. Ne i kërkuam denoncuesit ta identifikojë përmes fotove në internet. “Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant   Nga profile në facebook kuptojmë që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha. U interesuam më tej dhe na rezultoi që ky person ka lidhje të forta me policinë e kufirit. Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorine Raionale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”. Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018. Kuptuam që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME