Categories Lajme

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vr asjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi k riminal që u ndryshonte identitetin k riminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve. Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

KUSH ËSHTË BLEDAR JAMBELLI

Nga hetimet e kryera nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e komisar Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017.

Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë. Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e Jambellit në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Jambelli u shpall në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vr asja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim. Pas arrestimit të tij 20 muaj pas krimit, Greqia vendosi që mos ta ekstradonte atë drejt shtetit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME