Categories Lajme

SMIP, mundëson marrjen online edhe të dëftesave dhe certifikatave të maturës

Certifikatat e maturës dhe dëftesat e klasave të ciklit parauniversitar, po u dërgohen tashmë elektronikisht prindërve në llogaritë personale në portalin e-Albania. Shifrat e raportuara nga portali e-Albania, tregojnë se, deri më tani, janë shpërndarë 14215 certifikata mature dhe 52282 dëftesa digjitale, të pajisura me vulë elektronike.

Me këto ritme, procesi pritet të përfundojë brenda pak ditëve.

Është SMIP, sistemi që ka digjitalizuar me sukses sistemin e shkollave dhe lehtësuar ndjeshëm marrëdhënien mësues- prind- nxënës, që po mundëson tani edhe këtë shërbim të ri, marrjen e dëftesave dhe certifikatave të maturës, me vulë elektronike, të cilat dërgohen elektronikisht nga sistemi SMIP në e-Albania, ku prindërit dhe personat nën kujdes të të miturve mund t’i gjejnë ato në çdo kohë, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Përveç marrjes së shpejtë online, dokumenti elektronik i Certifikatës së Maturës shmang mundësinë e falsifikimit dhe keqpërdorimit të tij, pasi kodi unik dhe vula digjitale, garantojnë dhe sigurojnë vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit.

Certifikata digjitale e Maturës përmban notat e marra në Maturën Shtetërore dhe vlerësimet për tre vitet e shkollës së mesme. SMIP u ka ardhur në ndihmë përgjatë gjithë vitit shkollor mësuesve dhe prindërve me një komunikim të shpejtë, transparent dhe modern.

Notat e mungesat janë kontrolluar online nga prindërit dhe kujdestarët ligjorë.

Në çdo tremujor në hapësirën “Dokumentet e mia” atyre u ka mbërritur Fleta Elektronike Informuese, një mini-dëftesë periodike për ecurinë e fëmijës në shkollë. Me anë të një telefoni inteligjent apo kompjuterit, dëftesat dhe certifikatat e maturës mbërrijnë në destinacionin e duhur, në çdo kohë, për t’u arkivuar gjithashtu në dosjen digjitale të dokumenteve që zotëron çdo përdorues i e-Albania.

Dëftesat elektronike zgjidhin lehtësisht dhe regjistrimet e fëmijëve në klasat e dhjeta në gjimnaze dhe shkolla profesionale; nëpërmjet sistemeve elektronike këtë vit u mundësua kalimi i tyre automatikisht nga 9-vjeçarja në gjimnaz, duke lehtësuar formularët e aplikimit dhe thjeshtëzuar edhe më tej procedurat. Në mbarë vendin po vijon regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë. e-Albania njofton se deri sot janë regjistruar 21161 aplikime për në klasë të parë dhe 8098 regjistrime në klasë të dhjetë për gjimnazet apo shkollat e mesme të orientuara.

Afati i fundit për këto lloj aplikimesh do të jetë data 20 korrik, ndaj prindërit apo kujdestarët ligjorë që nuk e kanë kryer ende regjistrimin e fëmijëve ftohen të adresohen sa më parë pranë shërbimeve elektronike përkatëse në portalin e-Albania për të mos e lënë ditën e fundit.

Për aplikimet për shkollat profesionale dhe për personat mbi 18  vjeç që kërkojnë të regjistrohen në shkollë të mesme, afati i vendosur është shtrirë në tre muaj, duke lënë të hapura regjistrimet deri në 30 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME