Categories Lajme

Sot nis shpërndarja e testeve shkollore, kush merr librat falas

Sot, 1 shtator ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore. Nxënësit nga klasa e parë në të tretë dhe nga klasa e gjashtë në të shtatë këtë vit do të marrin libra të rinj pa pagesë. Librat e shkollës do t’i marrin falas edhe fëmijët që vijnë nga  familje të 16 shtresave sociale në nevojë.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se nis sot shpërndarja e testeve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

“MIRËMËNGJES

dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët reagoi edhe ministrja Kushi e cila sa i përket risisë së këtij viti, për të mos i kthyer librat, tha se kjo risi ka ardhur si një kërkesë e vazhdueshmë e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME