Categories Lajme

Sot u rrafshua nga tritoli/ Historia e hotelit në Sarandë! U vlerësua 920 mijë €, greku kishte 90% të pasurisë

Një histori përplasjesh për pronësinë më shumë se 21 vjeçare çoi në një shpërthim që tronditi dhe terrorizoi qytetin bregdetar të Sarandës gjatë natës së sotme, teksa të gjithë ishin në gjumë. Hotel ‘Bizanti’, i ndërtuar në 1996 kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta).

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpjegon me hollësi përplasjen prej 2 dekadash. 2 shqiptarët e vendosën sipërfaqen truall 700 metra katrorë në vitin 2005 si kolateral në një kredi që morën (9.8 milionë lekë të reja), ndërkohë që përplasje për pronësinë kishte viti që kishte nisur në gjykatë.

Një vendim gjykate e shkallës së parë në vitin 2002, e konfirmuar me vendim të prerë të Apelit të Gjirokastrës kishte detyruar Vangjel Shtukën dhe Spiro Çabirin për njohjen bashkëpronar të Dhimitër Evangjeliu, në raportin 90% për qytetarin grek dhe 10% për të dy shqiptarët.

Në zbatim të këtij vendimi, objekti “Hotel Bar Restorant” është regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme të ZVRPP Sarandë në bashkëpronësi, në raportet 90 % paditësi dhe 10 % të paditurit. Meqënëse palët nuk kanë arritur dakordësinë për pjesëtimin e hotelit (domethënë vlerën në shumë monetare që i takonte secilit) pronari grek Dhimitër Evangjeliu i është drejtuar gjykatës. Gjykata konfirmoi që Evangjeliu kishte 90% të pasurisë dhe dy të tjerët, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka, nga 5%. Ky vendim më pas u konfirmua nga Gjykata e Apelit Gjirokastër përmes një vendimi të vitit 2011.

Më pas është bërë një akt ekspertimi, nga eksperti Haxhi Musai, dhe prona është vlerësuar 920.000 Euro. Vlerësimi theksoi se kjo pasuri nuk mund të pjesëtohet në natyrë për vetë mundësinë e zhvillimit të këtij kompleksi hotelier, pasi vetë projekti i ndërtimit nuk e mundëson shfrytëzimin pjesor të Hotelit dhe nuk ka mundësi teorike dhe praktike funksionimi në destinacionin e projektuar. Ndaj duhej ndarë me vlerë monetare.

Me këtë vlerësim ka qenë dakord pronari më i madh ndërkohë që Spiro Çabiri e ka kundërshtuar në disa hapa por gjykata përfundimisht nuk ia ka pranuar.

Në vitin 2015 përmes një vendimi të Gjykatës së Sarandës është vendosur që prona ‘Hotel Bar Restorant’ t’i lihet në pronësi paditësit Dhimitër Evangjeliu, ndërsa ky i fundit detyrohej t’i paguante Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës nga 46 000 Euro secilit, pra 5% të vlerës totale të objektit.

“Eksperti, duke marrë në konsideratë vendndodhjen e Hotel-Bar Restorant, vlerën e tregut të zonës si dhe kushtet aktuale të sendit (shih fotot bashkëngjitur Aktit të Ekspertimit), ka arritur në përfundimin se vlera e pasurisë është 920.000 Euro. Pjesa e bashkëpronësisë e paditësit Dhimitër Evangjeliu është vlerësuar në shumën 828.000 Euro, pjesa e bashkëpronësisë së të paditurit Spiro Çabiri prej 5% është vlerësuar në shumën 46.000 Euro dhe pjesa e bashkëpronësisë së të paditurit Vangjel Shtuka është vlerësuar në shumën 46.000”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Spiro Çabiri përmes një ankimi tjetër ka kërkuar rikryerjen e ekspertimit për të përcaktuar se sa është pjesa e secilit bashkëpronar në bazë të investimit të kryer dhe cila është shuma që duhet t’i japin njëri tjetrit si detyrim për pjesën në bashkëpronësi. Kjo pasi në objekt ishin bërë investimi nga ana e tij. Riçelja e hetimit gjyqësor s’është lejuar nga gjykata, pasi çështjet për të cilat u kërkua riçelja e hetimit janë marrë në shqyrtim në gjykimet e mëparshme.

“Lidhur me mënyrën e pagimit të vlerës kompensuese Gjykata çmon se ajo duhet t’u paguhet të paditurve në një këst të vetëm, në momentin e kërkimit të shumës nga ana e tyre si kreditorë me marrjen e vendimit formë të prerë. Gjykata vlerëson se pagimi i menjëhershëm në një këst të vetëm i vlerës në para të pjesës takuese të të paditurve është pjesë e kompensimit të plotë të pjesës së tyre…”, vlerësonte gjykata.

Këtë vendim e ka kundërshtuar sërish Sprio Çabiri. Gjatë shqyrtimit në Apel u thirr edhe banka në të cilin  ishte marrë kredia 9.8 milionë lekë, që me gjithë interesa është paguar afër 15 milionë lekë të reja. Gjykata mori vendimin për ta rikthyer edhe një herë ccështjen në shkallë të parë në Gjykatën e Sarandës.

Gjykata ndër të tjera vendosi se akti i ekspertimit vlerësues i kryer nga eksperti Haxhi Musai, gjatë gjykimit në shkallë të parë, konsiderohet si me të meta thelbësore, pasi në përmbajtje të këtij akti ekspertimi, eksperti për përcaktimin e vlerës së pronës që i është nënshtruar pjesëtimit edhe pse përcakton si metodë për përllogaritjen e kësaj vlere, atë të krahasimit të drejtpërdrejtë, që nënkupton të dhënat krahasuese të mbledhura nga kontrata e shitjes në qytetin e Sarandës për 3 muajt e fundit të vitit 2014, nuk rezulton të ketë referuar tek ndonjë kontratë shitjeje konkrete për ndonjë objekt të përafërt dhe të ndodhur në një zonë të përafërt, me atë ku ndodhet prona objekt gjykimi dhe as t’i ketë bashkëngjitur këtij akti ekspertimi ndonjë dokument konkret krahasues për përcaktimin e vlerës së tregut.

Gjithashtu Apeli tha se në akt ekspertim nuk është përcaktuar vlera e investimeve dhe riparimeve në 20 vite.  Sipas gjykatës është përcaktuar pjesa prej 90% e pronarit Dhimitër Evangjeliu vetëm mbi bazën e kontributit të dhënë prej paditësit në vitin 1991 kur është krijuar shoqëria. Ndërkohë që sipas Apelit ky vendim është kundërshuar edhe nga bashkëpronari Vangjel Shtuka.

Këtë vendim të Gjykatës së Apelit Gjirokastër e kundërshtoi në vitin 2016 shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar paditësi argumentonte se përpjekja për ta paraqitur pronën si pronë të ndonjë shoqërie tregtare vjen në kundërshtim me ligjin, pasi ky gjykim ka nisur prej shumë vitesh dhe është lidhur me vendim të formës së prerë, sipas të cilit bashkëpronarë të pronës janë palët ndërgjyqëse me pjesët që janë përcaktuar nga gjykata dhe aktiviteti tregtar që ata mund të ushtronin së bashku nuk ka lidhje me të drejtën e bashkëpronësisë.

Lidhur me masën e kompensimit të të paditurve për pjesët e tyre ideale, Evangjeliu thotë se gjykata ka urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi duke urdhëruar vlerësimin e pronës me çmimet e tregut sot dhe në këto rrethana masa e kompensimit për secilin nga të paditurit prej 46000 Euro për secilin është në përputhje të plotë me të drejtën e tyre për të përfituar vlerën e plotë e të drejtë për pjesën e tyre të pronësisë mbi këtë objekt. Edhe Spiro Çabiri ka paraqitur kundër rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në vendimin e saj Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i konsideroi të pranueshme rekurset dhe në vendimin e datës 27 maj të vitit 2016 e riktheu çështjen për rigjykim me trupë të re drejtuese në Apelin e Gjirokastrës.

“Gjatë fazës së parë të pjesëtimit është vendosur që sendi i cili është objekt pjesëtimi është në emër të personave fizikë e si i tillë do të pjesëtohet. Në këto kushte, lidhur me këtë gjykim, nuk mund të ngrihen pretendime se jemi përpara rastit të likuidimit të shoqërisë së thjeshtë, pasi nuk kemi të bëjmë me ndarje të kuotave, por me pjesëtim të një sendi konkret dhe as të ndryshohet natyra juridike e padisë në shqyrtim. Çdo pretendim në lidhje me bashkëpronësinë, pjesët takuese, sendet që do të pjesëtohen është zgjidhur me vendim të formës së prerë me nr.236, datë 20.05.2011, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çka përbën gjë të gjykuar për gjykatën. Kolegji çmon se, në fazën e dytë gjykata nuk mund t’i hyj sërish pretendimeve për fazën e parë të cilat kanë marë përgjigje dhe janë të detyrueshmë për fazën e dytë”, thekson Gjykata e Lartë.

Sipas vendimit Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të provuar faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në KPC  (neni 3). / Shqiptarja.com

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME