Categories Covid-19, Lajme

“Sputnik V”/ Zbulohet se cili është vendi i parë i BE-së që aprovon vaksinën ruse kundër koronavirusit

Rezultatet e hershme të provës së vaksinës ruse kanë rezultuar premtuese. Zyrtarët e shëndetësisë hungarezë, ndodhen në Pekin për bisedime me autoritetet kineze për miratimin dhe shpërndarjen e menjëhershme të 1 milionë dozave të vaksinës kineze për COVID-19 Sinopharm e cila tashmë po përdoret në Serbinë fqinje.

Kryeministri i Hungarisë ka thënë se e vetmja mënyrë për të vaksinuar qytetarët duke pasur parasysh shpërndarjen e ngadaltë dhe zhgënjyese të Pfizer është përmes blerjes së vaksinës ruse dhe kineze. Hungaria ka filluar vaksinimin anti-COVID të qytetarëve një ditë para 27 dhjetorit, ditës së përcaktuar nga BE-ja.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 355.662, ndërkohë që numri i viktimave është 11.713 në të gjithë vendi që nga fillimi i pandemisë. Ditën e djeshme Rusia ka paraqitur në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) një kërkesë për regjistrimin e vaksinës anti-COVID ruse Sputnik V. Kujtojmë se vaksina tashmë është e aprovuar nga shumë vende të tjera të Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe në Evropë nga Bjellorusia dhe Serbia. Deri më tani EMA ka dhënë lejen për përdorimin në BE të vaksinave Pfizer dhe Moderna, ndërkohë që ka marrë një aplikim edhe për AstraZeneca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME