Categories Lajme

‘Stacioni i fundit’/ Mbushnin me doza kokaine Tiranën, arrestohen 2 persona

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni i fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Tentuan të transportonin me automjet, me qëllim shitjen, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit”, gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 21 vjeç, dhe H. C., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Isuf Elezi”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin H. C.

Shtetasit E. B., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se lënda narkotike i përkiste shtetasit H. C. dhe se shtetasi E. B. do kryente transportin e saj.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME