Categories Lajme

Studentët e universitetit Ismail Qemali Vlorë vijojnë protestën

Studentët e universitetit Ismail Qemali Vlorë kanë vijuar protestën ,tashmë në mbështetje të protestës së studentëve në kryeqytet. Në protestë një pjesë e studentëve,ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar të zgjedhin mësimin.

Një ditë më parë senati i universitetit i cilësoi të drejta pesë kërkesat që studentët i kishin parashtruar.

Kërkesat e studentëve:

  1. Të mos penalizohen studentët që kanë protestuar me mungesa
  2. Krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga çdo klasë
  3. Të ndalohet diskrimimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
  4. Të bëhet e mundur nga universiteti i Vlorës që pranimi në universitet të jetë për nxënësit mbi mesataren 7
  5. Krijimi i ambienteve laboratorike për çdo degë të nevojshme.

Por pavarësisht plotësimit të pesë pikave të parashtruara,studentët e universitetit të Vlorës kanë vijuar protestat , tashmë në mbështetje të kauzës studentore,ndërsa kanë qëndruar para rektoratit. Studentët kanë vijuar me thirrjet për plotësimin e kërkesave që studentët e Tiranës i kanë parashtruar prej ditësh,ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë në protestë deri në plotësimin e kërkesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME