Categories Lajme

“Studentët ngordhin së ftohti, s’kanë lekë as për një sufllaqe”/ Godet sërish deputeti Korreshi

Deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi denoncoi sot në Kuvend gjendjen në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, duke u shprehur se ato nuk kanë ngrohje të brendshme.

Korreshi tha se studentët nuk kanë mundësi të paguajnë konviktet duke shtuar se Shqipëria nuk ofron asgjë për ta.

“Do kërkojmë një borxh tjetër. Ta kemi edhe këtë 20 milionë eurosh se na duhet. Unë flas si ish-student dhe ish-pedagog. Bëj diferencën si janë kushtet në konvikte jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri personat që s’kanë mundësi financiare nuk paguajnë dot as shtëpinë e studentit. Nuk bëjmë asgjë prodhojmë vetëm marrje borxhesh. Sot studentët shqiptare ngordhin së ftohti, auditoret janë kallkan.

Ne në mbledhjet e Kuvendit nuk kemi mundur të ngrohemi të gjithë, jo më të imagjinojmë si janë auditoret. Pse sot auditoret janë bosh? Sepse Shqipëria nuk ofron asgjë për studentët? Si ka mundësi të shkoi një nga unë nga Lushnja dhe të marrë bursë.

Në Shqipëri nuk ha dot me 2 mijë lekë asnjë sufllaqe në Tiranë. Ne jo vetëm jemi 100 vjet mbrapa por edhe 50 vjet anash. Mos merrni lekë kot sepse në 2050-ën ata fëmijë do t’ju godasin, sepse jo vetëm asnjëri nuk realizon ëndrrat, por këtu pa pasur teser partie nuk fillon dot punë.

A e dini që në shkollat e Lushnjes, kostoja e rikonstruksionit kalon vlerën e ndërtimit, atë që ministria e Financave ka si bazë. Hajde shikojeni rezultatin. Kemi vënë ashensor 30 mijë euro, punon jo, janë 30 mijë euro të humbura. Shikoni shkollat e fshatit, përveç bojës tuaj pink asgjë nuk është bërë, brenda i keni lënë për ibret. Janë po ato ndërtesa. Keni terezinë t’u vini buzëkuq ndërkohë që brenda i keni lënë pa të mbathura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME