Categories Lajme

Studentja shqiptare në Turqi dhuron paratë e bursës për të prekurit nga tërmeti në Hatay

Një studente shqiptare në Ankara ka dhuruar paratë e bursës së saj për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi. Bëhet fjalë për Ambra Ceka, e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara.

“Unë paratë e bursës time i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për mediat turke.

Po ashtu, Ceka tregoi dhe për shoqet e saj shqiptare të cilat janë solidarizuar vullnetarisht duke dhuruar ndihma të ndryshme, duke përfshirë dhe para për të prekurit nga tërmetet.

Ceka tregon se momentalisht në Turqi ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer për pushime dhe, sipas saj, janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.

Një pjesë e ndihmave grumbullohen nën koordinimin e Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED) dhe organizatave të tjera, ndërkohë pjesë e ndihmave që po grumbullohen janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, për AA-në tha se populli shqiptar është mirënjohës për ndihmën që ka dhënë Turqia pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, duke shtuar se për këtë arsye tregon solidaritetin e tij ndaj popullit turk.

“Kanë ardhur shumë ndihma dhe gjenden çdo minutë duke na marrë në telefon dhe duke na sjellë gjërat e nevojshme për fëmijët dhe për të rriturit”, tha ai.

Haxhiu tregon se ndihmat janë batanije, ngrohëse, rroba të ndryshme, por edhe ndihma në mjete financiare.

Blina Jaupllari është një tjetër qytetare nga Shqipëria që ka kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti, me materiale të higjienës personale dhe veshje.

“Gjithkush po mundohet të ndihmojë në çdo mënyrë që ka të aksesueshme, qoftë në rroba, qoftë në sendet e higjienës personale. Gjithçka që kemi në dorë mendoj”, tha Jaupllari.

Gjithashtu, një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë tashmë në total 73 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe disa mjete, u dërguan në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME