Kreu i Këshillit Sovran të Sudanit, Gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan ka shpërndarë këshillin dhe kabinetin dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
Ky lajm, u bë i ditur përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë për media. Të gjithë anëtarët e Këshillit Sovran, që mbikëqyrin tranzicionin në qeverisjen demokratike, janë liruar nga postet e tyre, tha ai.
Gjenerali gjithashtu shpërndau të gjitha qeveritë shtetërore dhe largoi qeveritarët nga postet e tyre.
Ai tha se një qeveri e përkohshme do të shpallej para fundit të nëntorit dhe deklaroi se zgjedhjet e përgjithshme, që do të hapin rrugën drejt një qeverie civile, do të mbaheshin në korrik 2023.