Categories Lajme

Sula kërkoi anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD: S’mund të mbështesim një humbës serial si Basha!

Deputeti demokrat Dash Sula, ishte pjesë e grupit të ligjëvënsve që kërkuan anulimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv, Sula u shpreh se nuk mund të mbështesin një humbës serial si Lulzim Basha, për të cilin thotë se në 8 vite kishte mundësi për ta ngritur opozitën. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Sula tha se PD nuk mund të vazhdojë e përçarë në rrugën që po ndjek Basha.

“Nuk jemi të atashuar në asnjë grup, po të kishim interesat tona individuale ishim atashuar pranë grupit Berisha apo Bashës. Edhe ajo pjesë e PD, në naiv besoja se nuk do kishte rikthim të Bashës, që për 8 vite kishte mundësi ta ngrinte opozitën. Nuk mund të pajtohem që të mbështesim persona që kanë qenë humbës serial. Nëse do vazhdojmë të përçarë, me këtë rrugë që kërkon të ecë Basha, kjo është e rëndë për opozitën”, tha Sula.

Ai thekson se Këshilli Kombëtar është thirrur nga Gazment Bardhi sipas statutit, ndërsa sipas Sulës deputetët që po bjënë luftë për vulën kanë vetëm interesat e tyre personale.

“Kemi kërkuar të ndalim këtë marrësi dhe grupit të pakicës dhe vazhdojnë të kenë qëndrime për interesat e tyre individuale të kenë vulën dhe siglën e PD. Ne i jemi referuar statutit. Ndjej keqardhje që ndodhemi në këtë gjendje”, tha Sula për Report Tv.

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryeisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.

Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.7 deputetët të cilët kërkojnë anulimin e zgjedhjeve brenda PD-së janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME