Categories Lajme

Sulçebe jep lajmin e madh: Mbi 50% e popullatës në Tiranë e ka kaluar Covid 19 (Studimi)

Më shumë se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covid 19. Ky është rezultati i një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave, i cili po prezantohet në këto momente nga imunologu Genc Sulçebe. Sipas mjekut të njohur imunolog, shumica e qytetarëve në Tiranë që e kanë kaluar Covid 19 janë asimptomatikë, e megjithatë kanë arritur që të krijojnë antitrupa, duke u bërë në këtë mënyrë imun.

Ndërkohë që sipas të dhënave në të gjithë vendin mbetet ende e ulët përqindja e personave që e kanë kaluar Covid. Tirana ka numrin më të lartë të personave që e kanë kaluar Covid, ndërsa në rang vendi llogaritet që 25% e qytetarëve janë ekspozuar ndaj virusit.

“Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë, Të tjerët kanë anti-trupa. Studimin e realizuam në tre faza për të parë si ishte gjendja pas lock-doën. Bëmë sondazh tek 124 individë dhe rezultoi se vetëm 1 ishte pozitiv. Kontakti i virusit me popullatën ishte minimal. Pra na nxiti që të shohim gjendjen e shtrirjes në një popullatë më të gjerë.

U përzgjodhën popullatat e disa qendrave shëndetësore, me rreth 200 mijë banorë. Dolën pozitivë 48.5%. Ky është konkluzioni që nxjerrim sot. Pra kemi qenë në kontakt me virusin dhe janë të imunizuar dhe shpresojmë që ky imunitet të jetë afatgjatë. Kjo popullsi përfaqëson atë të Tiranës. Gjysma e popullatës së Tiranës e kanë kaluar pandeminë dhe janë imunizuar në mënyrë natyrale”, u shpreh gjatë prezantimit Sulçebe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME