Lajme

Supervjedhja në banesën e Alda Klosit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën për pastruesen dhe djalin e saj

Gjykatën e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa pronar.

Nënë e bir, u zbuluan fillimisht për vjedhjen e 120 mijë eurove e më pas nga vetë ata në përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë për shifrën e 400 mijë eurove dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e aspiratorit.

Por për këto 400 mijë euro, ende nuk ka një pronar, vetë Klosi ka deklaruar se shifra që ajo posedonte ishte 120 mijë euro. Në total, së bashku me sendet me vlerë dhe bizhuteritë kapin shifrën e 700 mijë eurove.

Rozeta Dobi e pranishme ne seanacë bashkë me të birin Havierin, por nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase. Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur për të lehtësuar pozitat e të birit.

Pavarësisht pretendimeve të Havierit se nuk ka qenë i përfshirë për ngjarjen, pozitat e tij janë të rënduara pasi akuza ka pamje filmike që vërtetojnë se ai e ka pritur më shumë se 10 minuta në makinë jashtë pallatit të ëmën Rozeta, e cila mbështolli me batanije kasafortën që mori në shtëpinë e Alda Klosit dhe e çoi në shtëpinë e vetë. Po ashtu, pozitë rënduese për Havier Dobin janë edhe 50 mijë eurot që iu gjetën në brez gjatë momentit që policia e arrestoi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close