Categories Lajme

‘Talo Çela eleminoi nënën e Elvis Dedës në 2012-ën’/ Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumani

Bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima e ndjerë kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda, të cilin ia vranë në vitin 2012. Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend, por pasi nisi betejën e saj u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.

Plagosja e Dumanit dhe dëshmitë e tij çuan në firmosjen e 32 urdhër arresteve. Dhe jo pa qëllim, policia e kodoi operacionin e sotëm “plumbi i artë”  SPAK ka vendosur të veprojë vetëm ditën e djeshme, ku ka qenë gjykatësja Atalanta Zeqiraj që ka firmosur kërkesat e SPAK. Nuredin Dumani ka dhënë informacione të rëndësishme për prokurorinë për shumë ngjarje që ka pasur informacione apo dhe ka qenë i përfshirë.

Janë goditur 8 grupe kriminale që akuzohen për vrasje, rrëmbim personi  dhe gjobvënie.  Operacioni për kapjen e personave u shtri në katër qytete, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

Forcat speciale kanë bërë të mundur të kapin vetëm 13 persona,  disa prej të cilëve të arrestuar më herët për ngjarje të tjera kriminale. Asnjë nga të dyshuarit si drejtues  të grupeve kriminale nuk është vënë në prangat e policisë.

Mos kapja e tyre lë të kuptohet se operacioni i policisë mund të jetë dekonspiruar. I shpallur në kërkim është edhe avokati Alkond Bengasi  cili njihet si avokati i bandave kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME