Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamzë në afërsi të fshatit Tapizë. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur rëndë. Ky i fundit është nisur me urgjencë në drejtim të Tiranës. Dyshohet se njëra nga makina ka përplasur tjetrën nga pas. Sakaq policia ka mbërritur në vendgjarje duke bërë të mundur zhbllokimin e trafikut të rënduar.Foto ilustruese.
Categories
Lajme