Categories Lajme

Taskforca antiCovid/ AKU 273 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 273 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid. “Taskforca vazhdon monitorimin në të gjitha bizneset dhe nivelet e sistemit arsimor, në zbatim të protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së virusit”, njoftoi sot AKU.

“Gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim për mungesë të Planeve 3D, mungesë të librezave shëndetësore, mos sistemim të ambienteve të prodhimit etj”, thekson AKU. AKU shton se, “me kërkesë të vetë një subjekti ushqimor, u krye asgjësimi i një sasie prej 6,365 tonë produkte ushqimore  me afat të kaluar përdorimi”.

“Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 39 mostra në monitorim të qumështit  dhe analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide”, njofton AKU. AKU vijon kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME