Categories Lajme

TCH e gënjeu për emisionin që i premtoi? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën

Moderatorja Einxhel Shkira ka hedhur poshtë gjithë dyshimet që janë hedhur mbi emisionin që ‘Top Channel’ i premtoi gjatë kohës që ajo ishte pjesë e ‘Big Brother VIP’.

E ftuar në emisionin ‘Why? Not’, ish-banorja e BBV bëri të ditur se së shpejti do të vijë me emisionin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

“Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që unë po jap një përgjigje shumë ekzakte.

Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë luftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shkelmin çdo pengese dhe ja ka arritur.

Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit.

Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi.”, tregoi Einxhel Shkira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME