Categories Lajme

Të dhënat e INSTAT: Çmimet dhe qiratë u rritën

Gjatë muajit tetor, çmimet e ushqimeve dhe qiratë pësuan rritjen më të madhe. Sipas INSTAT edhe perimet kanë pasur rritje në treg, e lidhur kjo edhe me përfundimin e prodhimeve të verës. Ndërkohë që edhe qiratë janë bërë më të shtrenjta për shkak të kërkesës së rritur nga studentët në nisjen e vitit akademik.

Tetori ka qenë më i shtrenjtë për xhepat e shqiptarëve si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të qirave.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë vijuar të kenë rrijten më të madhe, krahasuar kjo me nëngrupet e tjera.

Perimet kanë kushtuar rreth 11.5% më shtrenjtë, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” si dhe “qumësht, djathë dhe vezë”.

Shtrenjtimi i perimeve gjatë muajit tetor lidhet me uljen e prodhimit vendas dhe shtimin e importit, ndërsa parashikohet që një tendencë e tillë të forcohet në muajt në vijim.

Pas ushqimeve, rritje çmimi kanë pësuar edhe qiratë, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, ku peshën kryesore e mbajnë qiratë.

Nisja e vitit akademik në tetor ka shtuar kërkesën për banesa me qira, duke ndikuar në këtë mënyrë në shtrenjtimin e qirave krahasuar muajin shtator, por edhe me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Pavarësisht kësaj, rritja e çmimeve ka qenë e moderuar, duke ndikuar në uljen e inflacionit në 1.9%, niveli më i ulët për këtë vit.

Ky nivel inflacioni vlerësohet nën intervalin e poshtëm të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që objektivi që parashikohet të arrihet deri në vitin 2020 është 3%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME