Categories Lajme

“Të dua, por si motër”/ Deklarata e Granit sëmur këngëtaren

Kjo bisedë u bë në dhomën e gjumit, gjatë kohës që Graniti, Fifi, Sabiani dhe Iliri po qëndronin në një krevat. Pas deklaratës, Fifi vendosi të çohej dhe të shkonte në krevatin e saj. Fifi i tha konkurrentit që ta linte të qetë dhe të mos i shkonte nga pas, sepse nuk dëshironte të fliste me të. Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht… Fifi: Si motër… Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem. Granit Cana: Pse bën kështu?

Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok. Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet). Pas kësaj bisede, këngëtarja ka pësuar një sulm paniku. Edhe pse banorët e tjerë në shtëpi u munduan ta qetësonin, ajo nuk arriti t’i kontrollonte dot emocionet e forta që po përjetonte. Të shqetësuar, banorët i kërkuan vëllait të madh që të sjellë një ambulancë për Fifin, sepse gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Kjo situatë e tensionuar shqetësoi shumë edhe Granitin, i cili vinte vërdall nëpër shtëpi, pasi nuk mund të fliste me Fifin. Mirëpo, pasi gjendja shëndetësore e artistes u stabilizua, ajo vendosi të flasë me Granitin për gjithçka ndodhi pas përfundimit të spektaklit.

Pjesë nga biseda që bënë në oborrin e shtëpisë: Granit Cana: Më vjen shumë keq. Sinqerisht më vjen shumë keq. S’kam dasht kurrë me të lëndu! Të kam këtu në zemër. Asnjëherë nuk kam dasht me të shfrytëzu. E di që ndoshta më urren, por dije që ka me ardh nji ditë që ki me vlerësu këtë që e bona. Fifi: Edhe unë. Kur të thash në drekë ‘po du me e lon këtë muhabet’, më the ‘jo’. Pse? Granit Cana: S’e mbaj mend. Po s’kam dasht me të bo keq.

Fifi: Jo, po kur më thu aty duhet me luftu edhe pastaj… Kurrë në jetë, sot e 700 vjet s’bëhet fjalë për shoqni, se po më duket vetja e vogël shumë kur ma thu. Granit Cana: Po më vjen keq Fif shumë që… Fifi: Që s’ma ke thënë prej fillimi? Granit Cana: Më vjen shumë keq që ndodhën këto sene. Dëgjova ça ndodhi aty mrena edhe u luta për ty shumë. Fifi: Më tregoi Sabiani, faleminderit që je lut për mu! Kur e ke dit që s’ka kurrgjo, pse s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Në dhomën e surprizave të kam thënë që ja ke nis me u acaru, me u bo keq. Të kam thon ‘hajde t’ja lëmë kohës të shohim çfarë po ndodh’. Fifi: Moj hanë! Jo!Granit Cana: Sido që të jetë, ti për mu gjithmonë do mbetesh njeriu i preferuar në këtë shtëpi. Fifi: Për mu jo. Me fal, ta fal, por me e harru, s’ta harroj kurrë në jetë! Ilir Shaqiri dhe Sabiani ishin të vetmit që u munduan të qetësonin si Granitin, ashtu edhe Fifin, pas deklaratës së ish-futbollistit. Madje Iliri vendosi të flasë më vete me Granitin. Ai i tha:

“Më mirë kështu, sesa ta kishe zgjat këtë muhabet. Po ta them troç që duhet të kishe pasur pak më shumë kujdes si je shpreh. Që ‘unë ndjej për ty, por si motër’. Më mirë të kishe nejt një hap më mrapa se sa shkove dhe u barazove me hapat e saj. Se edhe për atë do të kishte qenë më e lehtë sot me kapërdi gjonat. Më mirë të lëndohet tani, apo pas një muaji tjetër? Është më mirë që gjërat kur nuk janë të ndërpriten. Ajo në njfarë mënyre e priste, sepse thoshte trageti im është akoma mes detit. Duhet me fol më shumë me Fifin tani. Nuk është kollaj. Që ti i pëlqen fizikisht Fifit si mashkull, nuk ka diskutim. Problemi është që ti nuk e ke parë Fifin ndonjëherë për lidhje ose për të fejume, si i thoni ju për vajzë me e pas në krah. Më vjen shumë keq si për ty, si për atë. Ti se e vun, ajo se po e vun dy herë më shumë se ka pas iluzionet e veta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME